Me 286 raste, Prishtina prin sërish me numrin më të madh të të infektuarve
BKT
Kosovë

Me 286 raste, Prishtina prin sërish me numrin më të madh të të infektuarve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar rezultatet e fundit për COVID-19.

Sipas këtyre rezultateve, pozitivë me COVID-19 kanë dalë gjithsej 546 persona, ndërsa të shëruar 107 persona.

Edhe kësaj radhe komuna që prin me më së shumti raste është Prishtina, me gjithsej 286 sosh.

Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 286 raste, komuna Gjakovë 37 raste, komuna Fushë-Kosovë 31 raste, komuna Prizren 28 raste, komuna Ferizaj 27 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Obiliq 12 raste, komuna Rahovec 12 raste, komuna Vushtrri 12 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Deçan 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Malishevë 8 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat; Dragash, Kamenicë dhe Kllokot. 


MË SHUME NGA Kosovë