37 pacientë me Covid-19 në Spitalin e Pejës, gjashtë në gjendje të rëndë
Spitali i Pejës njofton se në këtë spital po trajtohen 37 pacientë me Covid-19.
Ky spital tregon se 25 nga këta pacientë janë në oksigjeno terapi.
6 pacientë të prekur nga koronavirusi janë në gjendje më të rëndë.
Ky është postimi i tyre i plotë:
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 215 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kanë lindur 5 foshnje, 4 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
301 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3279 analiza, ndërsa janë kryer 14 operacione.
117 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë 69 Rëntgena, 31 EHO dhe 17 CT-ja.
Aktualisht po trajtohen 37 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 25 pacientë janë në Oksigjeno-Terapi ndërsa nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë.























