Gjashtë familje të Obiliqit pajisen me motokultivatorë
Gjashtë familje të komunës së Obilqit sot pranuan nga një motokultivatorë me rimorkio, donacion ky nga organizata joqeveritare Arbeiter Samariter Bund - ASB.
Me këtë rast, nënkryetari i kësaj komune, Ibush Mjekiqi tha se do të mbështesin edhe në të ardhmen projekte të tilla, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies të familjeve në nevojë.
Mjekiqi: Përfitues të këtij projekti janë 6 familje
“Sot jemi në përfundim të këtij projekti për këtë vit dhe përfituesit do të jenë 6 familje, të cilat janë sot këtu me pajisje bujqësore, respektivisht motokultivatorë. Po ashtu, më herët është bërë shpërndarja për familjet tjera në kuadër të projektit për mbështetje socio-ekonomike për familjet në nevojë, dhe unë ju siguroj që edhe në të ardhmen do të gjejmë dhe do të mbështesim projekte të tilla”, tha ai.
Dafina Hoxha nga organizata "Arbeiter Samariter Bund - ASB" bëri të ditur se këtë vit në komunën e Obiliqit kanë ndihmuar edhe 20 familje të tjera. Teksa shtoi se edhe në të kaluarën kanë ndihmuar familje në nevojë.
Hoxha: Në Obiliq kemi ndihmuar edhe 20 familje të tjera
“Në këtë komunë ne kemi ndihmuar edhe vjet 20 familje, raste sociale, por edhe sivjet, edhe 20 familje të tjera janë përfituese të këtij granti. Ne shpresojmë që përmes këtyre granteve, familjet në nevojë do të fillojnë një biznes familjar dhe në këtë mënyrë do të ndihmojnë familjet e tyre”, u shpreh ajo.
Mirënjohës për këtë grant ishte Drilon Krasniqi, një nga përfituesit e motokultivatorit.
Krasniqi: Granti shumë i nevojshëm për familjet tona
“Falënderoj ASK-në dhe komunën për mbështetjen që na kanë dhënë në kohë pandemia... E shohim të nevojshme sepse e shfrytëzojmë për gjëra familjare, na kryen punë mjaftueshëm”, u shpreh
Vlera e motokultivatorëve kap shumën prej 15 mijë euro, pasi secili prej tyre kap vlerën prej 2 mijë e 500 euro.
Ndryshe, organizata joqeveritare “Arbeiter Samariter Bund – ASB” operon në Kosovë që prej vitit 1998. Ndërsa në Obiliq janë përkrahur 20 familje, prej tyre 6 me motokultivatorë, 10 me lopë dhe 4 me mjete pune.























