Prishtinasi i infektuar me COVID 19 shëtit lirshëm nëpër qytet
BKT
Kosovë

Prishtinasi i infektuar me COVID 19 shëtit lirshëm nëpër qytet

Një person është ndaluar dje në Prishtinë, pasi i njëjti ka rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe ka thyer vetëizolimin.

Siç ka njoftuar Policia, me vendim të prokurorit i dyshuari është përcjellë në shtëpinë e tij, derisa, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Lagjja Veternik, Prishtinë 10.11.2020 – 23:30. Njësia policore ka informuar se ka ndaluar të dyshuarin m/k, i cili ishte i infektuar me virusin covid 19. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është përcjellë në shtëpinë e tij dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim e PK-së.


MË SHUME NGA Kosovë