Zbulohen ‘sekretet’ e mumieve 400 vjeçare
BKT
   Kuriozitete

Zbulohen ‘sekretet’ e mumieve 400 vjeçare

Dy varre të lashta më shumë se 400 vjeçare janë zbuluar në Egjipt dhe më në fund shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë sekretet e tyre falë metodave skanuese. Të tre mumiet, në dallim nga të tjerat ishin futur në arkivole dhe ishin mbështjellë me një copë që ishte e dekoruar me ar, portret trupor dhe allçi. Studimi u drejtua nga antropologia gjermane Stephanie Zesch në Muzeun e Mainnheim, Gjermani.

Tashmë, skaneri CT zbuloi se të paktën një nga këto mumie të stukuara ishte varrosur së bashku me organet, përfshi këtu trurin. Dhe dy nga femrat ishin zbukuruar me varëse.

Gjithashtu pas vdekjes së tyre, këto mumie ishin ndërlidhur me objekte si monedha, që besohet të kenë qenë të përdorura për jetën e përtejme. Sipas mitologjisë ato përdoreshin për të paguar Karontin, Zotin që i ndihmonte të kalonin lumin Stiks. Burri, gruaja dhe vajza adoleshente datojnë në periudhën Romake. Ekspertët panë edhe problemet shëndetësore të gruas, e cila vuante nga artriti.

“Nga ekzaminimet u arrit në përfundimin se këto mumie kishin vdekur në moshë të re, por nuk arrijmë dot të përcaktojmë shkakun e vdekjes”, është shprehur Zesch.