Një tjetër restaurim “horror” në Spanjë, shpërfytyrohet statuja femërore
BKT
   Kuriozitete

Një tjetër restaurim “horror” në Spanjë, shpërfytyrohet statuja femërore

Spanja është një nga vendet më të pasura me trashëgimi kulturore në Europë, dhe vit për vit një pjesë e tyre restaurohet mjeshtërisht. Por si paradoks, janë ato punë që kanë dështuar në mënyrë spektakolare që kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik, dhe kanë arritur jehonë ndërkombëtare.

Ngjarja e fundit ka ndodhur në qytetin e Palencias, në veri të Spanjës, ku një artist lokal u fiksua mbi një detaj që prej një dekade i kishte shpëtuar personave që çdo ditë kalonin poshtë një pallati të fillimeve të shekullit të kaluar. Një statujë pjesë e një basorelievi dekorativ, që në krijimin e saj përfaqësonte një vajzë, kishte pamje të shpërfytyruar, të shndërruar në një figurë pothuajse monstruoze.

Restaurimi, që duket si një detyrë shtëpie i një nxënësi dështak, kujton një tjetër “kryevepër-horror” e menduar sërish në Spanjë.

Bëhet fjalë për restaurimin tashmë të njohur në Borja, ku figura e një Krishti të vitit 1930 që gjendej në kishën e qytezës pësoi një transformim aq katastrofik saqë e ngjasoi më shumë me një majmun se më një njeri. Vepra e restauratorit ishte aq e shëmtuar saqë u shndërrua në një atraksion grotesk të qytezës deri diku anonime pranë Saragocës.  

Nga momenti që emri i artistit në Palencia ende nuk dihet, nuk janë të pakët ato që ëndërrojnë një dorë të përbashkët në dy restaurimet, një “Picasso” vërtet i diskutueshëm.

Pallati ku ndodhet statuja e shpërfytyruar

Restaurimi “monstruoz” i një statuje femërore në Palencia të Spanjës. Foto nga Alberto Calleja

Restaurimi kujton një tjetër “kryevepër”, ai i Krishtit të Borjas, po në veri të Spanjës, tashmë i shndërruar në atraksion turistik