Zbulohet liqeni nënujor

Zbulohet liqeni nënujor

Së fundmi vendi i akullt ka nxjerrë në pah një liqen gjigand të fshehur thellë nën shtresat e akullit në veriperëndim të ishullit dhe sipas përllogaritjeve mund të jetë mijëra vjeçar.

Ky “fosil” nuk është parë kurrë më parë dhe konsiderohet si fenomenal për shkak se Groenlanda mbetet ende shumë misterioze përtej atij masivi akulli. Ky liqen ka bazë sedimentare që kapin trashësinë e 1.2 kilometrave dhe mbulohen nga një shtresë akulli 1.8 kilometër e gjatë.

Vitin e kaluar, shkencëtarët raportuan gjetjet e 50 liqeneve me sipërfaqe të vogël nën të. Por ky zbulim i ri është totalisht ndryshe sepse vendi mund të mos ketë pasur akull, por mund të ketë qenë një bazë liqenore rreth 7100 kilometër katror.

“Ky mund të jetë një zbulim i madh pasi në një sipërfaqe që momentalisht është e izoluar dhe nëse mund të depërtojmë në ato sedimente mund të na provojnë nëse akulli ka qenë prezent apo jo”,tha drejtori kërkimor i studimit, Guy Paxman.