Shkrimet e lashta me plumb

Shkrimet e lashta me plumb

Boja që përdorej për të shkruar në papire kishte përmbajtje plumbi dhe nuk përdorej për t’i dhënë ngjyrë më tepër, por për të ndikuar në tharjen më të shpejtë për të evituar që shkrimet të dëmtoheshin.

Ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga një grup kërkuesish të Universitetit të Copenhagen mbi papire që datojnë rreth 200 vjet p.e.s., ndërkohë që deri më sot mendohej se teknika e përdorimit të plumbit në bojërat kishte nisur në shekullin e XV në pikturën evropiane.

Sipas autorëve të studimit, kjo është hera e parë që analizat nxjerrin në pah praninë e plumbit dhe të hekurit në bojërat e përdorura për hieroglifet në shkrimet në Egjiptin antik.

Gjithashtu është zbuluar se bojërat nuk krijoheshin nga priftërinjtë e tempujve, të cilët ishin edhe autorët e papiruseve. Ato bliheshin të gatshme, çka do të thotë se përveçse ishite e vështirë të prodhoheshin, kishte edhe një teknike të komplikuar për të arritur ngjyrën, kryesisht të kuqen, gjë që kërkonte njerëz të specializuar dhe laboratore për ta realizuar.