Kapsula e SpaceX me katër astronautë arrin në stacionin hapësinor

Kapsula e SpaceX me katër astronautë arrin në stacionin hapësinor

Kapsula e sapo nisur e SpaceX me katër astronautë mbërriti të hënën në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, shtëpia e tyre e re deri në pranverë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Crew Dragon u ankorua natën vonë të hënën, pas një fluturimi 27 orësh, plotësisht të automatizuar nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s.

“Oh, çfarë zëri të mirë për të dëgjuar”, thirri astronautja e stacionit hapësinor, Kate Rubins, kur komandanti i Dragon, Mike Hopkins, filloi të kontaktojë në radio.

“Ne mezi presim që t’ju kemi në bord”, shtoi ajo pasi të dy anijet kozmike u bashkuan.

Ky është misioni i dytë me astronautë për SpaceX.

Por është hera e parë që kompania e Elon Musk dërgon një ekuipazh për një qëndrim të plotë gjysmë viti në stacion.

Fluturimi provë me dy pilotë në fillim të këtij viti zgjati dy muaj.

Tre amerikanët dhe një astronaut japonez do të qëndrojnë në “laboratorin e orbitës” derisa zëvendësuesit e tyre të mbërrijnë me një tjetër Dragon në prill.

Dhe kështu do të vazhdojë, me SpaceX – dhe përfundimisht me Boeing – duke transportuar astronautë nga dhe drejt stacionit, për NASA-n. 


MË SHUME NGA Kuriozitete