Zbulohen në Afrikë fosilet e një dinosauri

Zbulohen në Afrikë fosilet e një dinosauri

Zbulohen në Afrike fosile të dinosaurëve me sqep pate. Emri shkencor është adrosauridë, dhe kanë qenë një ndër familjet më të përhapura përgjatë periudhës së Cretacit.

Ishin barëngrënës dhe kullosnin në kope, si të ishin një version parahistorik i bizontëve që dikur pushtonin kullotat e panumërta të Amerikës dhe Azisë.

Kjo është hera e parë që gjenden fosile të këtij lloj dinosauri, dhe zbulimi duket se vërteton se këta banorë të lashtë të Tokës gjendeshin në të gjithë kontinentet, pavarësisht se të ndarë nga mijëra e mijëra kilometra ujë me njëri-tjetrin.

Fosilet e gjetura i përkasin një specieje të zbuluar në Marok e që ka jetuar rreth 70-65 milionë vjet më parë. Mbetjet e tyre janë gjetur pranë Casablancës, dhe sipas një prej koordinatorëve të studimit të Universitetit Bath, Nicholas Longhrich, në atë epokë kontinenti afrikan nuk kishte asnjë lidhje tokësore me kontinentët fqinj.