Edhe KFOR-i italian ndihmon QKMF-në në Kaçanik
BKT
Kosovë

Edhe KFOR-i italian ndihmon QKMF-në në Kaçanik

Pjestarë të KFOR-it Italian që janë në shërbim në kuadër të forcave të NATO-s në Kosovë, sot dhuruan një donacion të ndihmave në pajisje për nevoja të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik. Ky donacion u vlerësua si shumë i nevojshëm në këtë kohë pandemie. Donacioni u pranua nga drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, ndërsa prezantoi edhe Nënkryetari Ylber Bajra dhe stafi udhëheqës nga QKMF.

Në donacion u përfshinë këto pajisje: 
1 Ekg, 33 tensiometra,10 pulsoksimetra,20 termometra dhe 3 aparata te inhalimit.
Poashtu gjatë ditës së sotme QKMF ka pranuar edhe një donacion nga kompania farmaceutike,, JONA MED" nga Prishtina ,e cila ka sjellë donacion - 300 pako sirup Omega Kids 120 ml .
Donacionin e solli Dr.Shkëlqim Hajdini- përfaqësues nga kjo kompani. 
Organizata e institucione të ndryshme kanë ndihmuar QKMF-në në Kaçanik përmes ndihmave të ndryshme në këtë kohë të  vështirë të pandemisë COVID 19.


MË SHUME NGA Kosovë