
Astronautët e NASA-s me kapsulën SpaceX mbërrijnë në Stacionin Hapësinor
Një ditë më parë, SpaceX dërgoi katër astronautë të NASA-s në një fluturim në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), dhe ata arritën atje sot.
Kapsula SpaceX Crew Dragon me katër astronautë – tre amerikanë dhe një japonez – zbarkoi në ISS 27 orë pasi u lëshua nga qendra Cape Canaveral e NASA-s në Florida, transmeton Telegrafi.
Kur u lidhën, SpaceX Dragon dhe ISS udhëtuan me të njëjtën shpejtësi prej rreth 27,350 km / orë.
Stacioni hapësinor, një laborator orbital i vendosur rreth 400 kilometra mbi Tokë, do të jetë shtëpia e tyre për gjashtë muajt e ardhshëm.
Kreu i NASA-s për udhëtimet në hapësirë, Kathy Lueders, tha se ishte krenare për astronautët.
Në ekuipazh përfshihen komandanti Mike Hopkins dhe dy astronautë të NASA-s: piloti i misionit Victor Glover dhe fizikanti Shannon Walker. Ata u bashkuan me astronautin japonez Soichi Noguchi, të cilit ky është udhëtimi i tij i tretë në hapësirë pasi më parë fluturoi me anijen amerikane në vitin 2005 dhe Soyuz në vitin 2009.