Indi, një burrë vret 20-vjeçaren meqë nuk pranoi ofertën për martesë

Indi, një burrë vret 20-vjeçaren meqë nuk pranoi ofertën për martesë

Satish Kumar Rai vazhdimisht ka ngacmuar vajzën Gulnaz Hatun në provincën Vaishali, në mënyrë që të martohej.

Një burrë indian dhe miqtë e tij kanë vrarë një vajzë 20-vjeçare në provincën Bihar, me të cilën ai dëshironte të martohej, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale theksojnë se Satish Kumar Rai vazhdimisht ka ngacmuar vajzën Gulnaz Hatun në provincën Vaishali, në mënyrë që të martohej.

Hatun ka refuzuar propozimin e Kumar-it me arsyetimin se ajo është muslimane dhe nuk mund të martohet me të.

Hatun, e cila doli nga shtëpia e saj në fshatin Rasulpur më 30 tetor për të hedhur mbeturinat, u ngacmua nga Kumar dhe miqtë e tij.

Vajza tha se do t'ia shpjegonte situatën nënës së saj, duke kundërshtuar Kumar-in. Pas kësaj, Kumar dhe miqtë e tij e mbytën Hatunin me gaz dhe i vunë flakën.

Vajza e re, e cila u dërgua në spital, ndërroi jetë më 15 nëntor.

Familja e saj po organizon një protestë në Patna, duke kërkuar arrestimin e atyre që ishin përgjegjës për vdekjen e vajzës.

Ndërkohë, policia kapi një nga të dyshuarit. Kumar dhe një nga miqtë e tij janë ende në kërkim.

Shumë njerëz e kanë kritikuar këtë procedurë dhe ngjarje.

Incidente të ngjashme kanë ndodhur më herët në Indi, ku gjuha e urrejtjes kundër muslimanëve është rritur në vitet e fundit.


MË SHUME NGA Kuriozitete