"Jagerhof", kthehet në restorantin më të mirë në Zvicër
BKT
Kosovë

"Jagerhof", kthehet në restorantin më të mirë në Zvicër

Edhe pse është vetëm viti i katërt, që një prej restoranteve në qytetin e St Gallen, me emrin egzotik Jagerhof,-që në gjuhën shqipe përkthehet si “vend i gjyetarëve", menaxhohet nga Agron Lleshi,  ai arriti të marrë pjesën më të madhe të çmimeve dhe vlerësimeve që jepen për cilësi në shërbim dhe ushqim. Para disa ditësh erdhi dhe një prej vlerësimeve më të larta Mishelin..

Kuzhineri dhe perfeksionisti shqiptar nga Gjakova, Agron Lleshi, arriti të vendos restorantin “Jagerhof”, i cili gjendet në qytetin zvicerian të St;Gallen, në hartën e një prej restoranteve më cilsorë në Zvicër, për cilësinë e ushqimeve, larminë e menysë që ofron dhe për shërbimet cilësore ndaj klientit.  

Suksesi i kuzhinerit Agron Lleshi erdhi brenda një kohe rekord, pasi vetëm 4 vite më parë, në  vitin 2016 mori në menaxhim restorantin, ndërsa çmimi ylli i Mishelin, një prej vlerësimeve më serioze dhe fushën e gastronomisë, erdhi ditë më parë.

Në gjuhën shqipe emri Jagerhof, të cilin e bartë restoranti i Agronit, do të thotë vend i qytetarëve.

“ Marrja e një vlerësimi të tillë Mishellin në fushën tonë është një prej arritjeve më të mëdha. Kam punuar me përkushtim qëkur i jam dedikuar kësaj fushe, kur fillova shkollën për kuzhinier. Kuzhinën e kam pasur gjithnjë passion por më duhet të them që suksesi i arritur vjen edhe nga puna e nënës time. Gatuan mbi 12 lloje bukësh të ndryshme dhe vlerësohet nga i gjithë komuniteti për cilësinë”, tha Agron Lleshi, për rtklive.com.
Para se Jagerhof të kalonte në duart e Agron LLeshit, restoranti ishte menaxhuar nga Vreni Giger, e njohur në fushën gastronomisë së Zvicrës Lindore, por jo e suksesëshme sa kuzhineri i ynë, i lindur në fshatin Vraniq të Gjakovës. 

 “Qysh në moshën 10 vjeçare doja të bëhesha kuzhinier. Në Zvicër emigruam aty nga viti 1996. Këtu kreva shkollën e kuzhinës, një shkollë e cila zgjat 3 vite dhe më pas bëra praktikë. Dhe një ditë pasi kisha menduar se mund tia dal dhe të jem I suksesëshëm në këtë fushë, mora përsipër menaxhimn e restorantit”, tregon tutje Agron Lleshi, për Radio dhe Televizionin e Kosovës. Megjith suksesin e jashtëzkonshëm, Agron LLeshi tregon se nuk ka në plan që edhe pas këtyre vlerësimeve të jashtëzakonshme, të hapë restorante në qytetet e tjera të Zvicrës, duke shfrytëzuar emrin që ka krijuar, për të zhvilluar një zinxhir të restoranteve me të njejtin emër. 

“Jo që nuk mendoj, por e përjashtoj këtë mundësi. Kjo ka të bëjë me faktin se jam prej atyre që kanë pasion kuzhinën dhe në çdo moment aty duhet të jetë dhe shefi I kuzhinës, ai që ka rolin kryesor. Personalisht, në çdo moment që restoranti është hapur, jam edhe unë aty. Do ta konsideroja si një fyrje ndaj klientëve tu shërbesh duke shfrytëzuar emrin dhe dikush tjetër të gatuajë. Për mua ka shumë rëndësi kënaqësia e klientit dhe këtë do shkoj duke e lartësuar edhe më shumë”, theksoi Lleshi. 

Por, vetëm një përjashtim mund të ekzistojë sipas tij. Hapja e një restoranti në Kosovë, ëndërr e cila bën pjesë në mendimet dhe vendimet e ardhshme të Agronit.
“Në vendilindje është diçka tjetër. Nuk mund ta them se kur por e kam si qëllim. Ne edhe ashtu qoftë si familje apo personalisht, çdo vit për pushime qëndrojmë në Kosovë dhe kalojmë një kohë të mirë më të afërmit, miqtë dhe familjarët” Agron Lleshi është I martuar dhe ka 4 fëmijë. 

Jagerhof nën menaxhimin e Agron Lleshit vazhdimisht ka marrë çmime nga viti 2016. 

Në  vjeshtën e vitit 2019, restoranti fitoi 17 pikë në GaultMillau dhe Agron Lleshi kohët e fundit mori yllin e tij të parë nga Guide Michelin – kjo nuk ka ndodhur më parë për një kohë të gjatë në qytetin St. Gallen. Kuzhineri Agron Lleshaj suksesin ja dedikon faktit se një kohë punoi edhe me kuzhinierin legjendarë Johannes King në Sylt. 

Nga kjo eksperiencë zviceranët mësuan shumë për kuzhinën klasike dhe thellësinë e shijes nga legjenda gjermane e gatimit. 

Por edhe me legjendën tjetër të kuzhinës Harald Wohlfhart. 

"Të punosh me më të mirët ështē privilegj. Ky fakt më pati motivuar edhe më shumë. Gjithsesi jemi vetëm në fillim".

Kjo fjali përmbyllëse tregon shumē për ambicjet e Leshajt, e arritura e të cilit duhet të shërbejë model për gjithë shqiptarët jashtë vendit. Por Agroni do të jetë modest. Suksesi i tij lidhet edhe me ndihmën e pakursyer të 
gjithë familjes. Agron Lleshi është shefi motivues në “Jägerhof”, por e gjithë familja e mbështet atë në prapavijë: Nëna e tij pjek deri në dymbëdhjetë llojë gatime të ndryshme, për të cilat restoranti është i njohur. Babai i tij kujdeset për gjësendet recikluese dhe bashkëshortja e Agronit kujdeset për katër fëmijët e tyre. 

"Edhe dy vllezërit Antoni dhe Toma janë të papërtueshëm. Kanë sakrifikuar gjithçka për suksesin".


MË SHUME NGA Kosovë