19:23 / 21.11.2020
Reagon edhe kryeministri Hoti për mungesën e energjisë në Prishtinë
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se ekipet nga KOSTT-i dhe KEDS-i janë duke punuar për të rregulluar prishjen në rrjet, që ka shkaktuar mungesën e energjisë në një pjesë të Prishtinës dhe më gjerë.
“Sipas drejtorit të KOSTT-it dhe drejtorit të KEDS, të cilët janë në teren, shpejt do të evitohet kjo prishje dhe do të normalizohet furnizimi me energji”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook.























