Një pjesë e Bregut të Diellit ende pa rrymë, zv/kryeministri në lagje

Një pjesë e Bregut të Diellit ende pa rrymë, zv/kryeministri në lagje

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka vizituar punëtorët e KOSTT-it dhe KEDS-it, në lagjen e Bregu i Diellit në Prishtinë, të cilët janë duke punuar në mënyrë që furnizimi me energji elektrike të kthehet në kohën më të shpejtë të mundshme.

Tahiri është njoftuar nga ekipet atje që shumicës së Bregut të Diellit i është kthyer një pjesë e furnizimit me energji elektrike, derisa po punohet maksimalisht që t’u kthehet edhe pjesës së mbetur.

“Në terren, ekipet teknike ishin duke punuar në mënyrë që furnizimi me energji të kthehet sa më parë”, ka shkruar ai në Facebook.


MË SHUME NGA Nacionale