Prizren: Policia gjobitë 151 persona për mosrespektim të masave anti-COVID
Drejtoria Rajonale e policisë në Prizren, në bashkëpunim me Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit dhe Inspektoratin komunal kanë zhvilluar aktivitete me qëllim të parandalimit dhe respektimit të masave anti-COVID.
Sipas njoftimit nga policia në Prizren ka gjobitur 151 persona për mosrespektimin e këtyre masave.
Gjatë këtij aktiviteti janë kontrolluar 43 lokale, ku janë shqiptuar pesë fletëparaqitje.
Policia gjatë së shtunës ka gjobitur edhe shkelësit e rregullave në trafik.
Në njoftimin për media të kësaj drejtorie, bëhet e ditur se 83 tiketa janë shqiptuar për mosrespektimin e rregullave të trafik.
Dje janë zhvilluar edhe detyra të tjera.
“Por në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqitpuar edhe 83 tiketave të kundërvajtjeve në komunikacion, dhe në bazë të një urdhërarresti të gjykatës është ndaluar 1 person në afat prej 48 orë”.
“Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë. Lidhur me aktivitetin e datës 21 nëntor 2020, i keni të bashkangjitura edhe disa foto gjatë kryerjes së detyrave”.























