Policia: Kemi vetëm një qëllim, mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve

Policia: Kemi vetëm një qëllim, mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan është duke vazhduar zbatimin e planit operativ dhe realizimin e vendimeve të institucioneve shtetërore në parandalim të përhapjes së pandemisë.

“Policia e Kosovës , gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid 19, për njëzet e katër orët e fundit , në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit , kanë shqiptuar gjithsej gjashtëdhjetë e një (61 ) fletë paraqitje për mos respektim të këtyre masave”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia gjithashtu ka bërë apel tek qytetarët që të respektojnë në përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë.

“Ne dhe të gjitha institucionet e shtetit kemi vetëm një qëllim, mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore”.


MË SHUME NGA Nacionale