​Për dy ditë në Ferizaj u shqiptuan 357 gjoba për mosrespektim të masave

​Për dy ditë në Ferizaj u shqiptuan 357 gjoba për mosrespektim të masave

Vetëm gjatë së shtunës dhe të dielës Drejtoria e Policisë së Kosovës në Rajonin e Ferizajt ka shqiptuar 357 gjoba për personat që nuk respektuan masat ndaj COVID-19. Ndërsa siç njoftojnë nga kjo drejtori janë dhënë edhe 146 vërejtje ndaj personave që nuk respektuan këto masa.

“Gjatë vikendit bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me masat mbrojtëse kundër virusit Covid 19,njësitet policore të DRP Ferizaj janë angazhuar maksimalisht nëpër qendrat tregtare dhe lokacionet tjera më të frekuentuara nga qytetarët duke monitoruar respektimin e masave nga ana e qytetarëve. Këto masa janë respektuar nga shumice qytetarëve, fale ngritjes së vet përgjegjësisë qytetare, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe nga ana e zyrtarëve policorë gjatë ditëve të vikendit janë shqiptuar 357 tiketa ndaj personave të cilët nuk i kanë respektuar këto masa të parapara me ligji 07/L-006, si dhe janë dhënë 146 vërejtje”, thuhet në komunikatën për media nga Drejtoria e Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt.

Ndërkohë që iu është bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat e para ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe familjarëve të tyre.