Pejë,​Prokuroria për dhjetë muaj ka parashtruar 107 kërkesa për sekuestrim

Pejë,​Prokuroria për dhjetë muaj ka parashtruar 107 kërkesa për sekuestrim

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se në periudhën kohore janar-tetor të këtij vitit ka bërë gjithsej 107 kërkesa për sekuestrimin e mjeteve, të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprave të ndryshme penale.

Sipas prokurorisë, nga muaji janar i këtij vitit gjer në muajin tetor, kjo prokurori ka parashtruar në gjykatat kompetente kërkesa për sekuestrimin e 76 mjeteve të transportit, ndër to 33 vetura të llojeve të ndryshme, 17 mjete transporti (kamionë, ekskavatorë, kombi), 15 traktorë dhe 11 rimorkio të mjeteve të ndryshme të transportit.

“Nga Prokuroria Themelore e Pejës janë kërkuar të sekuestrohen 6250 (gjashtë mijë e dyqind e pesëdhjetë) kilogramë miell gruri për dhjetë muajt e këtij viti. Po ashtu, edhe pako me cigare të llojeve të ndryshme në vlerën prej 3223 (tre mijë e dyqind e njëzet e tre) eurosh dhe para të gatshme në vlerën prej 2552 (dy mijë e pesëqind e pesëdhjetë e dy) eurosh. Në Prokurorinë Themelore të Pejës janë kërkuar të sekuestrohen 167 m³ (njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) masë drusore në dhjetë (10) raste të kërkesave për sekuestrim gjatë periudhës kohore janar-tetor të vitit 2020. Vlen të theksohet se shumica e kërkesave të parashtruara për sekuestrim nga Prokuroria Themelore e Pejës janë aprovuar nga gjykatat”, thuhet në njoftim.