QKUK bëhet me 5 rentgenë mobil për trajtimin e pacientëve me COVID-19

QKUK bëhet me 5 rentgenë mobil për trajtimin e pacientëve me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive, ka bërë pranimin e pesë rentgenëve mobil në vlerë prej 1 milion e 160 mijë euro për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Zemaj ka bërë të ditur se tre prej këtyre rentgenëve janë vendosur në QKUK, kurse dy pajisjet tjera do të vendosen në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe Gjilanit.

“Sot, në QKUK kemi vendosur tri nga pesë pajisjet Rentgen digjital mobil, për trajtimin e pacientëve me COVID-19, ndërsa dy pajisjet tjera do të vendosen në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe Gjilanit. Pajisjet e parapara me dy llotet tjera, do të arrijnë deri nga mesi i dhjetorit.

Pajisjet e sotme janë moderne, do të ngrisin cilësinë e shërbimeve dhe lehtësojnë punën e kuadrit shëndetësor. Lufta kundër virusit vdekjeprurës vazhdon!”, ka shkruar Zemaj.