Policia gjobiti 134 qytetarë në Mitrovicë, s’respektuan masat

Policia gjobiti 134 qytetarë në Mitrovicë, s’respektuan masat

Në vazhdën e angazhimeve policore në zbatim të planit operativ, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë-Jug, gjatë dy ditëve të vikendit ka vijuar me zbatimin e masave anti-Covid 19, në përputhje me vendimet e institucioneve shtetërore për parandalim të përhapjes së pandemisë.

Në njoftim thuhet se angazhimet policore janë ndërmarrë në bashkërendim me mekanizmat tjerë ndër institucional, ku i gjithë angazhimi ka reflektuar si masë parandalimi dhe ngritje e nivelit të respektimit të masave.

“Krahas angazhimeve në përputhje me dispozitat e parapara, përkundër shumë vërejtjeve policore për mosrespektim të masave, në dy ditët e fundit policia ka shqiptuar 134 gjoba”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se “Policia, në vazhdimësi ka apeluar dhe apelon tek të gjithë qytetarët që t’i zbatojnë masat që janë në fuqi, në mënyrë që të kemi sa me pak të prekur, përndryshe policia është e vendosur të zbatojnë ligjin, përfshirë edhe gjobat si masë e fundit”.