Mosha e personave që ndërruan jetë nga Covid-19

Mosha e personave që ndërruan jetë nga Covid-19

Instituti Kosovar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, IKShPK-ja, ka raportuar pak më parë rastet e personave të prekur me Covid-19, e po ashtu numrin e personave që kanë ndërruar jetë si pasoj e këtij virusi, që gjatë 24 orëve të fundit ka shkuar në 9 persona.

Mosha e tyre fillon nga 64 vjeç e deri në moshën 84 që është edhe personi më i vjetër që ka ndërruar jetë si pasoj e këtij virusi gjatë kësaj periudhe.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (84, 72 vjeç), Rahovec 2 raste (82, 76 vjeç), Drenas 1 rast ( 64 vjeç), Ferizaj 1 rast ( 81 vjeç), Gjakovë 1 rast ( 77 vjeç), Suharekë 1 rast ( 78 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast ( 83 vjeç)”, shkruan në njoftim IKSHPK-ja.