
16:49 / 25.11.2020
Berisha priti në takim përfaqësuesit e fondacionit “Terre Des Hommes”
Në këtë takim kryetari Berisha informoi të pranishmit për rrjedhat e përgjithshme në komunë me theks të veçantë angazhimet që po bëhen në përballje më pandeminë COVID -19.
Takimi kishte për qëllim nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim në mes të komunës së Fushë-Kosovës dhe fondacionit “Terre Des Hommes” në Kosovë.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është funksionalizimi i plotë i tryezës multidisiplinare në menagjimin e rasteve (TMR) me fëmijët në situatë rruge.