Ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare në Vushtrri, Gani Islami
BKT
Kosovë

Ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare në Vushtrri, Gani Islami

Veprimtari i dalluar çështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik i Kosovës, Gani Islami ka ndërruar sot jetë në qytetin e Vushtrrisë. I ndjeri ka punuar për kohë të gjatë në ndërmarrjen e ujësjellësit të Vushtrrisë.

Ndërsa ka dhënë kontribut të çmuar për çështjen kombëtare si dhe ishte i burgosur politik nga regjimi i Serbisë. Familja e të ndjerit ka njoftuar se namazi i xhenazes do t’i falet të dielen më 29.11.2020) me drekë (12:00) në Xhaminë Karamanllë në Vushtrri, ndërsa do të varroset në varrezat e fshatit Kollë.


MË SHUME NGA Kosovë