08:50 / 30.11.2020
Bora e parë, nga komuna e Prishtinës thonë se janë pastruar gjitha rrugët
Mbrëmë vendi u përfshi nga reshjet e borës.
|
Nga komuna e Prishtinës thonë se ekipet janë duke pastruar rrugët dhe po hedhin kripë e rërë sipas nevojë rurale dhe urbane në mënyrë që rrugët jenë të kalueshme. Drejtoresha e Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Medina Braha ka shkruar se ekipet e komunës janë gjatë gjithë kohës në gatishmëri për intervenimet e nevojshme. “Bora e parë për këtë vit ra mbrëmë. Ekipet tona kanë pastruar dhe hedhur kripë e rërë sipas nevojës në pjesët rurale dhe urbane ashtu që rrugët të mos jenë të pakalueshme. Ato janë tërë kohën në gatishmëri për intervenimet e nevojshme”, ka shkruar Braha. |
|
|




























