Rregullohet shtegu per ecje në `dy Ujëvarat` në Korbliq të Kaçanikut
Pas javësh planifikimi dhe përgatitje, `Gjethi` filloi implementimin e projektit Rregullimi dhe shënjezimi i shtegut për ecje "Dy Ujëvarat" në Korbliq (Kaçanik).
Miksi i ekipeve vullnetare dhe punëtorëve të angazhuar u fokusuan paralelisht në të dy Ujëvarat:
-te Ujëvara 1 (Shurqeli) përfundoi faza 1 e platformës vrojtuese/për pushim e cila prezantohet për së pari here për këso qëllimesh, përmes rregullimit të strukturës metalike dhe rregullimit të shtegut për qasje. Fazat tjera përfshijnë përfundimin e platformës deri në montimin e ulëseve si dhe finalizimit te punës tek shtegu.
-Hapja e shtegut neper terrenin e vështirë për te Ujëvara 2 përderisa ka mbetur të finalizohet puna me montimin e ulëseve.
Afër të dy ujëvarave planifikohet lehtësim i ecjes përmes litarëve të çelikut.
Projekti në fjalë implementohet nga Gjethi dhe financohet nga Komuna e Kaçanikut.
























