Nga këto komuna janë rastet me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit
Komuna e Prishtinës tash e një kohë është duke prirë për numrin më të madh të raste aktive. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë komunë 179 kanë dalë të jenë të infektuar.
Komuna e dytë është ajo e Gjilanit me 63 raste, ndërsa komuna e tretë është ajo e Mitovicës me 50 raste.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 179 raste, Gjilan 63 raste, Mitrovicë 50 raste, Gjakovë 40 raste, Viti 26 raste, Pejë 24 raste, Ferizaj 22 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Vushtrri 13 raste, Kamenicë 12 raste, Skenderaj 12 raste, Drenas 11 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 10 raste, Prizren 9 raste, Klinë 7 raste, Suharekë 6 raste, Istog 5 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Zubin-Potok 3 raste, Graçanicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit, Kllokot, Novobërdë dhe Podujevë”























