Vaksinimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim
BKT
Kosovë

Vaksinimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, foli për situatën me të infektuarit si dhe për vaksinimin e qytetarëve me vaksinat e gripit sezonal që filloi sot.

Ndër të tjera ai deklaroi se qytetarët me sëmundje kronike dhe me e pacientë të tjerë do të jenë të veçuar nga qytetarët që vijnë të vaksionohen me vaksinën e gripit sezonal.

”Nuk do të qëndrojnë në të njëjtin vend, hapësirë, ngase këta qytetarë kanë tjetër status, prandaj edhe kemi bërë ndarjen me shirita ndarës”, deklaroi Gashi.

Tutje ai foli se sot, nga shkaku i grumbullimit të tepërt të qytetarëve, ata qenë të detyruar të ndërprejnë vaksinimin.

”Nesër, pasnesër do të vazhdohet vaksinimi, që besoj se do të pakësohen grumbuj me qytetarët, sepse do të punohet me orar 12 orësh, nga ora 8.00 deri 20.00.

Më tej, ai foli për epideminë në Prishtinë, ku sipas tij, Prishtina është kryeqendër e, rrjedhimisht, është vend me më së shumëti të infektuar.

”Kjo dihet, nëse kihet parasysh fakti se në Prishtinë bëhen 500-800 testime brenda ditës, ndërkohë që qendrat tjera të vendit kanë shumë ma pak testime, prandaj mund të themi se numëri total i testimeve me numërin total të rasteve sillet nurmi diku rreth 40% të rasteve”, deklaroi Gashi.RTKLive


MË SHUME NGA Kosovë