Kaçaniku dhe Hani i Elezit do të lidhen me shteg për biçikleta
BKT
Kosovë

Kaçaniku dhe Hani i Elezit do të lidhen me shteg për biçikleta

Komuna e Kaçanikut dhe ajo e Hanit të Elezit thellojnë bashkëpunimin e diskutojnë për rregullimi e shtegut për këmbësorë mes dy komunave përkatëse.

Kryetari i Komunës Besim Ilazi priti në takim Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, dhe Kryetarin e Organizatës “ Gjethi” Remzi Reka, me të cilët u diskutua rregullimi i shtegut për bicikleta, për rreth rrjedhës së lumit Lepenc, që kalon në këto dy komuna. Kryetari Ilazi shprehu përkushtimin e tij dhe të stafit mbështetës, për hartimin e projektit si dhe më pas edhe realizimin e tij. Edhe Kryetari nga Hani i Elezit Rufki Suma, u shpreh i gatshëm për bashkëpunim në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm turistik. Në këtë takim tri palët u dakorduan që të punojnë sa më shumë në promovimin e turizmit malor, që edhe rajoni jonë të jetë atraktiv për turistë. Në takim prezantuan edhe dy nënkryetarët e komunave Kaçanik- Hani i Elezit.


MË SHUME NGA Kosovë