Namibia për shkak të thatësirës do të shesë 170 elefantë
BKT
   Kuriozitete

Namibia për shkak të thatësirës do të shesë 170 elefantë

Namibia do të shesë 170 elefantë, për shkak të thatësirës si dhe për shkak të sulmeve gjithnjë e më të shpeshta të elefantëve ndaj njerëzve.

Autoritetet e Namibisë kanë vendosur të nxjerrin në ankand 170 elefantë për t'i shitur për shkak të thatësirës në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thekson BBC, Ministria për Mbrojtjen e Mjedisit, Pylltarisë dhe Turizmit të Namibisë bëri të ditur se në ankand do të shesë 170 elefantë, për shkak të thatësirës si dhe për shkak të sulmeve gjithnjë e më të shpeshta të elefantëve ndaj njerëzve.

Ministria po ashtu tha se është e nevojshme të zvogëlohet popullata në rritje e elefantëve në vend, duke shtuar se ankandi që do të mbahet më 29 janar është i hapur për të gjitha kompanitë vendase dhe të huaja që plotësojnë kushtet e nevojshme.

Autoritetet namibiane nxorën të paktën 1.000 kafshë në shitje vitin e kaluar me arsyetimin se ato ishin në rrezik të urisë.

Namibia është vendi i katërt në botë me popullsinë më të madhe të elefantëve pas Botsvanës, Zimbabves dhe Zambias.