Gashi:Të gjithë pa dallim por të bashkuar e bëjmë këtë botë vend më të mirë
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, në Ditën Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar, ka theksuar se kjo ditë duhet të shërbejë si ditë e reflektimit se sa kjo kategori e shoqërisë përkrahet nga shoqëria jonë.
Gjatë ditës së sotme, kryetari Gashi ka nxjerrë një vendimi përmes të cilit të gjithë aplikuesit e kësaj kategorie janë përfitues për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit për në shkollë dhe anasjelltas.
Postimi i plotë:
“3 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar, kjo ditë duhet të shërbejë si ditë reflektimi se sa kjo kategori e shoqërisë përkrahet nga shoqëria jonë.
Nën qeverisjen time, me vullnetin me të madh, me punë dhe përkushtim jam i angazhuar në ofrimin e kushteve sa më të përshtatshme për kategori, si në fushën e shëndetësisë ashtu dhe në fushën e arsimit, kulturës e mjedisit, duke dëshmuar se institucioni komunal është shtëpi për të gjithë, si rrjedhojë e kësaj kemi bërë kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit për nxënësit me nevoja të veçanta, për në shkollë dhe anasjelltas, gjithsej në këtë vit janë përfitues 19 nxënës, shuma e përgjithshme është rreth 8 mijë euro, kemi ofruar pajisje të nevojshme për të lehtësuar gjendjen e tyre shëndetësore, po krijojmë hapësira të përshtatshme për të kaluar kohën e lirë.
Të gjithë në këtë botë erdhëm duke qarë, andaj të gjithë meritojmë të qeshim njësoj! Të gjithë pa dallim por të bashkuar e bëjmë këtë botë vend më të mirë!























