Ferizaj zbukurohet në prag të festave të fundvitit
Qyteti i Ferizajt është zbukuruar për festat e fundvitit.
Mijëra drita u ndexzën mbrëmjen e së premten, teksa prezent ishte edhe kryetari, Agim Aliu.
Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se me këtë dëshirojnë t’i japin lamtumirën vitit 2020 duke shpresuar në një vit të mbarë.
Ky është postimi i tij i plotë:
Mijëra drita u ndezën sonte nga duart e fëmijëve, nën tingujt e muzikës festive, për ta ndriçuar gëzimplotë, qiellin e Ferizajt në prag të festave të fundvitit.
Bashkë me të vegjlit dhe prindërit e tyre, ecëm sheshit kryesor të qytetit, me gëzimin e sinqeritetin e paskaj që veç fëmijët mund të përçojnë, për t'i thënë lamtumirë edhe pak ditë 2020-tës e mirësevjen Vitit të Ri 2021 me përplot shëndet, mirësi, ditë të mbara e mirëqenie për çdo ferizajas.
























