Rruga “Hyzri Talla” në Prishtinë nesër do të mbyllet për qarkullim
BKT
Kosovë

Rruga “Hyzri Talla” në Prishtinë nesër do të mbyllet për qarkullim

Nesër rruga “Hyzri Talla” në Prishtinë, do të jetë e mbyllur për shkak të disa punimeve.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke thënë se kjo rrugë do të asfaltohet dhe si e tillë do të jetë e mbyllur nga ora 8:00.

“Nesër, e martë, Rruga “Hyzri Talla” do të jetë e mbyllur prej orës 8:00 për qarkullim për shkak të asfaltimit të saj. Ju lusim që gjate kësaj kohe të e planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative”, tha tutje Ahmeti në Facebook.


MË SHUME NGA Kosovë