Banorët protestojnë kundër gurëthyesit në Grabovc
Dhjetëra banorë kanë protestuar kundër operimit të gurëthyesit, pronari thotë se është i pajisur me leje.
Mëngjesi i së dielës i gjeti në rrugë.
Këta banorë të fshatit Grabovc i poshtëm së komunës së Fushë Kosovës, kanë një hall të përbashkët.
Këta po i shqetëson një gurëthyes që operon në afërsi të shtëpive të tyre.
Ky gurëthyes që operon që disa vjet në këtë vend, ka që disa javë që e ka zgjeruar fushe veprimtarinë e tij.
Banorët po e shohin si të papranueshëm operimin e tij, pasi që sipas tyre ky operator nuk është i pajisur me leje. Problem tjetër që po shkakton ky gurëthyes sipas banorëve është edhe ndaj bujqve.
Kjo pasi që sipas banorëve po dëmtohet uji i pijshëm, ajri, e qetësia në të cilën jetojnë këta.
E për një tjetër banor të këtij vendi, që është edhe veteran i UÇK-së, ky gurëthyes po cenon edhe një vlerë tjetër të tyre.
Ndërkohë, sipas pronarit të kësaj kompanie shumë nga këto probleme të ngritura nga banorët nuk qëndrojnë.
Ky thotë se i posedon të gjitha lejet për të operuar.
Banorët thonë që po presin përgjigje edhe nga institucionet përgjegjëse në lidhje me ankesën e tyre.























