141 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës
BKT
Kosovë

141 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës

141 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: katër pacientë janë në respirator (CPAP), 98 pacientë janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta 23 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Në ndërkohë, nëntë pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital, 160 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Dy lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë – një normale dhe një me prerje cezariane. Kanë lindur dy foshnja, të dyja të gjinisë femërore.

323 pacientë kanë kryer analiza që në total kanë bërë 4,796 analiza, ndërsa janë kryer tre operacione.


MË SHUME NGA Kosovë