E vetmuar në ishull, gjirafa e rrallë shpëtohet në mënyrë spektakolare
BKT
   Kuriozitete

E vetmuar në ishull, gjirafa e rrallë shpëtohet në mënyrë spektakolare

Një operacion shpëtimi vërtet i veçantë ka ndodhur në pjesën perëndimore të Kenias. Disa vullnetarë, ekspertë mjedisorë dhe autoritete lokale kanë mundësuar transferimin e disa gjirafave të rralla.

Bëhet fjalë për gjirafat e Rothschild, një specie nga e cila kanë mbetur vetëm 2000 ekzemplarë, 800 prej tyre pikërisht në Kenia.  

Gjirafat kishin nevojë të shpëtoheshin jo nga lakmia e gjahtarëve, por nga ndryshimet klimatike që po ndryshojnë habitatin natyral të këtyre kafshëve elegante.

Asiua, siç është quajtur njëra e kafshëve të shpëtuara, jetonte paqësisht në një gadishull pranë ishullit Baringo. Por ngritja e nivelit të ujit shndërroi gadishullin në një ishull gjithmonë më të vogël, si pasojë me më pak ushqim për gjirafat.

Për këtë arsye u mendua që Asiua dhe 7 gjirafat simotra duhet të transferoheshin në një tjetër vend, me mundësi më të mira për mbijetesën e tyre.  Por ky nuk ishte një proces i lehtë, siç tregojnë vetë pamjet.  

Gjirafat duhet të lundronin në një mjet të adaptuar për to, dhe që kjo të ndodhte duhet t’i vinin fillimisht në gjumë me një shigjetë, dhe më pas t’i pengohej shikimi, në mënyrë që mos të trembeshin gjatë udhëtimit të pazakontë.

Disa vullnetarë, ekspertë mjedisorë dhe autoritete lokale kanë mundësuar transferimin e disa gjirafave të rralla

Bëhet fjalë për gjirafat e Rothschild, një specie nga e cila kanë mbetur vetëm 2000 ekzemplarë

Gjirafat jetonin paqësisht në një gadishull pranë ishullit Baringo, por ngritja e nivelit të ujit shndërroi gadishullin në një ishull gjithmonë e më të vogël

Gjirafat simotra duhet të transferoheshin në një tjetër vend, me mundësi më të mira për mbijetesën e tyre

Por ky nuk ishte një proces i lehtë, siç tregojnë vetë pamjet.

 

Gjirafat duhet të viheshin fillimisht në gjumë me një shigjetë

 

Gjatë operacionit të shpëtimit

Më pas duhej t’i pengohej shikimi, në mënyrë që mos të trembeshin gjatë udhëtimit

Udhëtimi drejt shtëpisë së re, me një lundrim të pazakontë

Asiua, gjirafa e parë e shpëtuar