Situata pandemike në komunën e Vitisë
Të themi se situata me pandeminë e kemi nën kontrollë nuk mund të themi, ngase është situatë e paparashikueshme, kur e gjithë bota ballafaqohet me këtë, ndërkohë që ne, në Kosovë, kemi qenë komuna e parë që jemi përballur me të.
Kështu deklaroi Sokol Haliti, kryetar i komunës ë Vitisë, në Mirëmëngjesi Kosovë, në RTK.
Por falë personelit mjekesor dhe respektimi i masave nga qytetaret, sot kemi situatën më mirë, nuk jemi ne zonen e kuqe, qytetaret jane te kujdesshem ne kete aspekt, sqaroi ai.
Tutje, kryetari i Vitisë foli edhe për aktivitetet tjera të shumta në komunë, ku, sikundër deklaroi ai, nga performanca e mirë kemi marrë grante nga nderkombetarëtt, fjala vjen,nga USAID, CARITAS-i zviceran, etj, që i kemi përdorur për interesat e qytetarëve, sepse kemi pasur deficite shumë të mëdha.
Më tej ai sqaroi se Vitia dikur ka qenë komuna më e pazhvilluar në vend, ndërsa tani është ndryshuar, tani Vitia është komunë me ekonomi rentabile, me zonë ekonomike, me 4 stadiume, me palestër sprotive, parqe, rrugë, etj./RTKLive























