Pompei u themelua nga etruskët
BKT
   Kuriozitete

Pompei u themelua nga etruskët

Pompei u themelua nga etruskët. Kjo ndodhi shumë më herët se qyteti të bëhej një koloni romake. Në këtë konkluzion kanë mbërritur ekspertët mbi prejardhjen e qytetit që u zhduk nga vullkani Vezuv.

Shkak për hipotezën mbi themelimin etrusk janë bërë objektet e gjetura, si qindra amfora, vazo, gota e enë balte, me nënshkrime në pjesët fundore.

Këtoë nënshkrime janë të gjitha etruske, shpjegojnë arkeologët, të cilët saktësojnë se të gjitha këto objekte janë gjetur nga gërmimet e nisura në vitin 2014 e deri më sot në të gjithë zonën që lidhte qytetin me bregun e detit.

Në shumicën e objekteve të gjetura nënshkrimet janë me rituale e emra dhe këta të fundit janë të gjithë etruske, disa prej të cilëve nuk janë hasur kurrë në territorin e rajonit të Campagna, ku ndodhet pikërisht Pompei.

Edhe ritualet fetare i referohen perëndive të etruskëve, veçanërisht Apa, që do të thotë Atë, në gjuhën e lashtë te tyre. Në zbulimet e fundit shkrimet janë të gjitha në alfabet etrusk, popullsi e kulturë e lashtë, e cila ende sot është e mbushur me mister, por që ka populluar kryesisht pjesën e Italisë Qendrore.

Hipoteza e hedhur është mbi një qytet të themeluar e ndërtuar në pak dhjetëvjeçarë, nga një shoqëri etruske dhe më pas ka patur ndikim edhe të kulturave të tjera dominuese të epokës, ajo greke e romake.