Bali Muharremaj mesazh drejtuar mërgimtarëve
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në një postim në facebook u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve duke shprehur gatishmërinë për të qenë në shërbim të tyre, por dhe duke u kërkuar që të zbatojnë rregullat e institucioneve shëndetësore për mbrojtje nga pandemia.
“Të dashur mërgimtarë po shohim se tashmë jeni nisur drejt vendlindjes tuaj, natyrisht për t’i vizituar familjet tuaja dhe festat t’i gëzoni në vendin tuaj”.
“Si kryetar i komunës jam në shërbimin tuaj, duke ju uruar së pari udhëtim të mbarë, dhe ju premtoj se institucionet komunale janë në shërbimin tuaj me të gjitha kapacitetet”, thuhet në postim.
“Meqë jemi në kohë pandemie, ju lus që t’i zbatoni rregullat e institucioneve shëndetësore që ta mbroni veten dhe familjet tuaja”.
“Ju i keni dhënë shumë vendit tuaj në të gjitha periudhat, dhe detyrë e jona është t’ju shërbejmë institucionalisht dhe për këtë obligohem të jem në krye të detyrës”.
“Besoj se do të takohemi në qytet, natyrisht me respektim të rregullave dhe distancës, dhe me kënaqësi do t’i dëgjoj vërejtjet, këshillat dhe sugjerimet tuaja”.
Sikurse dhe viteve të kaluara, Muharremaj ka bërë të ditur se parkingu në oborrin e komunës do të ofrohet falas për ta.























