14:34 / 23.12.2020
Plastika po vret me qindra deve në Dubai
Ndotja nga plastika po vret me qindra deve në Dubai. Alarmi është dhënë nga ekspertët, të cilët kanë zbuluar mbetje plastike në jashtëqitjen e kafshëve.
Marcus Eriksen, i cili studion këto kafshë, ka thënë se devetë kanë gëlltitur deri në 63 kilogramë mbeturina, të cilat më pas depozitohen në barkun e tyre, duke i marrë jetë.
“Plastika imiton ushqimin. Plastika mund të ketë mbetje ushqimore, si vajra dhe kripëra, që janë tërheqëse për devetë”, është shprehur Eriksen.
Studimi i Eriksen tregon se qese, shishe, litarë e plastika të tjera mund të grumbullohen në stomakun e deveve me kalimin e viteve, duke u kalcifikuar ngadalë në një masë të ngurtë.

























