11:00 / 25.12.2020
Zjarrfikësit me kostume të babagjyshit gëzuan me dhurata fëmijët në spital
Fëmijët nga dritaret e dhomave të tyre e ndoqën me gëzim dhe emocione aktivitetin e shpërndarjes së dhuratave.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota, transmeton Anadolu Agency (AA).
Punonjësit e njësisë zjarrfikëse në kryeqytet, duke u veshur me kostume të babagjyshit kanë vizituar spitalin "Simon Bolivar" dhe iu kanë shpërndarë dhurata fëmijëve që trajtohen këtu.
Në aktivitetin social që u zhvillua në prag të Krishtlindjeve, dhuratat iu dorëzuan fëmijëve përmes shkallëve zjarrfikëse.
Fëmijët nga dritaret e dhomave të tyre e ndoqën me gëzim dhe emocione aktivitetin e shpërndarjes së dhuratave.























