Në Spitalin e Pejës, 13 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë
BKT
Kosovë

Në Spitalin e Pejës, 13 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aktualisht po trajtohen 82 pacientë me COVID-19.

Raporti për 24 orët e fundit në këtë spital njofton se 13 prej këtyre paceintëve janë në gjendje më të rëndë.

“82 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator(CPAP), 64 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.

 


MË SHUME NGA Kosovë