Aksident zinxhiror në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, disa të lënduar
BKT
Kosovë

Aksident zinxhiror në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, disa të lënduar

Një aksident zinxhiror ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.

Me këtë rast janë lënduar disa persona dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident zinxhiror në rrugën Prishtinë -Mitrovicë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar disa persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merren njësitet kompetente”.


MË SHUME NGA Kosovë