Kuvendi Komunal i Ferizajt mbajti mbledhjen e fundit për vitin 2020
Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi ua dorëzoi anëtarëve të KK-së Librin e parë të vendimmarrjes transparente dhe qeverisjes së mirë.
Përveç urimit për një vit më të mirë, më të begatëshëm e me më pak sfida se viti që po e lëm pas, Kristina Gashi-Bytyçi ndau edhe Librin e Vendimeve të Kuvendit të Komunës së Ferizajt 2018-2019, dokument zyrtar i vendimmarrjes transparente dhe qeverisjes së mirë!
Ky është dokumenti i parë i Kuvendit të Komunës së Ferizajt për vitet 2018-2019, në të cilin janë të dëshmuara vendimet që ka marrë ky kuvend gjatë kësaj periudhe e të cilat janë në fuqi.
“Po ashtu një dokument i tillë do jetë edhe për vitet 2020-2021 për të përmbushur premtimin e dhënë në fillim të mandatit se do jemi transparent karshi qytetarëve. Kjo legjislaturë ka marrë vendime të rëndësishme për qytetarët e Komunës së Ferizajt, vendime të cilat i kemi përkrahur bashkarisht dhe po lënë gjurmë në historinë e re të Ferizajt. Falënderoj të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve, Drejtorët e Drejtorive dhe veqanarisht Kryetarin e Komunës z.Aliu për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm", theksoi znj.Gashi-Bytyçi.























