13:53 / 01.01.2021
294 tiketa për mosrespektim të masave anti-covid
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 294 tiketa në bazë të ligjit Covid – 19.
Gjithashtu, Policia ka shqiptuar edhe 646 tiketa trafiku. Ndërkohë, bëhet e ditur se kanë qenë 26 aksidente trafiku me të lënduar dhe 55 aksident trafiku me dëme materiale.























