Haxhiu: Mbështetja për Vetëvendosjen është dyfishuar
BKT
Kosovë

Haxhiu: Mbështetja për Vetëvendosjen është dyfishuar

Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu po e konsideron të pashmangshme fitoren e partisë së saj në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ajo me anë të një postimi në Facebook ka thënë se hilet dhe pengesat sipas saj vetëm sa e rrisin Vetëvendosjen, dhe se siç thotë ajo mbështetja për VV-në është dyfishuar.

“Qytetatët e kanë ndarë mendjen. Në Llap na e ka dëshmuar. Detyra jonë tash është që ta shpaguajmë këtë besim me punë, nder e besnikëri”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Më 14 shkurt, fitorja e madhe e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Qeveria Kurti II janë të pashmangshme. Hilet e pengesat e mundshme vetëm sa na rrisin. Historia na ka dëshmuar kështu! Mbështetja e qytetarëve për Lëvizjen VETËVENDOSJE! është dyfishuar, ndër të tjera, sepse iu vu kleçka Qeverisë Kurti I, dhe atë në momentet më kritike për qytetarët. Kujtimi është shumë i freskët. Qytetatët e kanë ndarë mendjen. Në Llap na e ka dëshmuar. Detyra jonë tash është që ta shpaguajmë këtë besim me punë, nder e besnikëri. 


MË SHUME NGA Kosovë