21:17 / 07.01.2021
Filipine, një restorant u shërben klientëve me "balona" të distancës social
Me këtë synohet që përveç distancës mes klientëve të parandalohet edhe përhapja e mundshme të ndonjë infeksioni.
Pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) ka arritur të ndryshojë gjithçka lidhur me jetesën e përditshme të njeriut, përfshirë edhe atë sociale, raporton Anadolu Agency (AA).
Në këtë drejtim, një restorant në kryeqytetin e Filipineve, Manila, në kuadër të masave kundër COVID-19 është duke bërë përgatitje që klientëve t'u shërbejë në "balonat" e distancës sociale.
Me këtë synohet që përveç distancës mes klientëve të parandalohet edhe përhapja e mundshme të ndonjë infeksioni.
Punonjësit e restorantit në mënyrë të rregullt po i dezinfektojnë pjesën e brendshme të këtyre balonave.























