16:28 / 11.01.2021
Vërshimet shkaktojnë telashe edhe me furnizimin me ujë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm në zonat Vragolia, Henc, Miradi e Ulët, Sllatina dhe Parku i Biznesit.
Arsyeja e ndërprerjes është se këto zona furnizohen nga stacioni i pompave në fshatin Vragoli, është ndërprerja e energjisë elektrike nga ana e KEDS pasi që, për shkak të vërshimeve, shumë trafostacione janë në ujë.
KRU “ Prishtina” thotë se nuk mund të specifikojnë orar të caktuar të rikthimit të furnizimit me ujë pasi nuk është në dorën e saj.























