Fshati që “përpiu” shkretëtira, u zhduk 30 vjet më parë

Fshati që “përpiu” shkretëtira, u zhduk 30 vjet më parë

Në fshatin Wadi al-Murr, në Oman të Lindjes së Mesme, kanë mbetur shumë pak gjurmë nga shtëpitë që mbuloi rëra e shkretëtirës rreth 30 vjet më parë.

Ai shtrihej dikur rreth 400 Km në jugperëndim të kryeqytetit Muscat. Sot ka pak prova se Wadi al-Murr ka ekzistuar ndonjëherë, por ish-banorët dhe vizitorët kuriozë po vijnë për të rizbuluar fshatin e përfshirë nga shkretëtira.

Mohammed al-Ghanbousi, një ish banor, tha se dunat në lëvizje kishin ekspozuar disa banesa pasi ishin mbuluar me rërë. Ky fenomen ka nxitur “njerëzit nostalgjikë të vizitojnë fshatin, strukturat e të cilit qëndrojnë ende sepse janë ndërtuar nga guri”, tha ai.

“Fshati kohët e fundit është përfshirë nw guiden e eskursioneve dhe tërheq të apasionuarit pas fotografisë,” shtoi ai.

Sipas pleqve vendas, “të gjitha shtëpitë në fshat u pushtuan nga rëra që i sulmoi ato 30 vjet më parë, duke i detyruar banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre”.

Majat e ndërtesave dhe pjesët e murit prej guri shfaqen aty-këtu, duke dëshmuar për ata që dikur jetonin këtu. Një xhami që qëndron brenda fshatit, e cila në kohën e lulëzimit të saj kishte rreth 30 shtëpi dhe 150 banorë, është një ndërtesë që është rishfaqur.

Shkretëtirat po zgjerohen në të gjithë botën, të shtyrë nga ndryshimi i klimës, dhe popullatat e prekura kanë pak armë për të luftuar fenomenin./oranews


MË SHUME NGA Kuriozitete